Pyetësor për publikun e gjerë mbi njohuritë dhe perceptimet lidhur me raportimin e Dhunës me Bazë Gjinore në Shërbimin Shëndetësor.

Në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Avancimi i Barazisë Gjinore përmes Mbikëqyrjes dhe Raportimit në Shqipëri (AGORA)”, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (QAGZh), në bashkëpunim me organizatat Together for Life (TfL) dhe Institute of Romani Culture in Albania (IRCA), po kryen një studim për të vlerësuar gatishmërinë e qendrave të kujdesit shëndetësor parësor në adresimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore dhe për të identifikuar barrierat e perceptuara në raportimin e këtyre rasteve.

Sipas përcaktimeve të Bashkimit Evropian:
Dhunë me bazë gjinore
është dhunë e drejtuar kundër një personi për shkak të gjinisë së atij personi ose dhuna që prek personat e një gjinie të caktuar në mënyrë disproporcionale.
Dhunë ndaj grave kuptohet si një shkelje e të drejtave të njeriut dhe një formë diskriminimi ndaj grave dhe nënkupton të gjitha aktet e dhunës me bazë gjinore që rezultojnë ose mund të rezultojnë në:
- dëmtim fizik;
- dëmtim seksual;
- dëmtim psikologjik;
- dëm ekonomik;
- vuajtje për gratë.

Dhuna me bazë gjinore mund të përfshijë dhunën ndaj grave, dhunën në familje ndaj grave, burrave ose fëmijëve që jetojnë në të njëjtën njësi familjare. Edhe pse gratë dhe vajzat janë viktimat kryesore të dhunës me bazë gjinore, ajo gjithashtu shkakton pasoja të rënda për familjet dhe komunitetet.

Pjesëmarrja juaj është e rëndësishme për të na ndihmuar të identifikojmë barrierat ekzistuese dhe të përmirësojmë praktikat e raportimit.

Plotësimi i pyetësorit zgjat afërsisht 10 minuta. Përgjigjet tuaja do të mbahen rreptësisht konfidenciale.

Gjetjet nga të dhënat e mbledhura do të kontribuojnë në identifikimin e sfidave dhe zhvillimin e rekomandimeve për përmirësimin e praktikave të raportimit të dhunës me bazë gjinore nga profesionistët e kujdesit shëndetësor parësor.

Për çdo pyetje, mund të na kontaktoni në: [email protected] ose në numrin pa pagesë 0800 1818.

Klikoni ketu per te plotesuar pyetesorin, ose skanoni kodin QR.

Ky pyetësor është realizuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list