Pyetësori InCARE mbi kujdesin afatgjatë: Ne kemi nevojë për ju!

Ju lutemi, na ndihmoni të kemi një numër sa më të madh kontribuesish për pyetësorin e InCARE  mbi sjelljet, eksperiencat dhe pritshmëritë përsa i përket kujdesit afatgjatë, i cili u lancua sot. Pyetësorit u krye me qëllim që të kuptojmë se si njerëzit e shikojnë kujdesin për të moshuarit me nevoja mbështetje dhe si i vlerësojnë ata sistemet e kujdesit afatgjatë

Gjetjet e këtij studimi do të përdoren për të rritur ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballen të moshuarit me nevoja kujdesi dhe familjarët e tyre, për të advokuar për politikat që mund t’i mbështesin ata dhe për të ndihmuar në krijimin e një sistemi mbështetje më të mirë për të moshuarit, familjarët dhe komunitetet e tyre.

Ju mund të na ndihmoni duke na mundësuar shpërndarjen edhe plotësimin e pyetësorit nga sa më shumë njerëz, me qëllim që të shprehin qasjet e tyre:

  • Duke e plotësuar pyetësorin këtu  (Ju lutemi te perzgjidhni gjuhen shqipe). Nuk do t’ju marrë më shumë se 20 minuta kohë
  • Duke e shpërndarë pyetësorin në rrjetin tuaj profesional apo personal.

 

Secili nga ne ka ose do të ketë nevojë për kujdes afatagjatë në një fazë të jetës dhe çdo kontribut vlen. Ju thjeshtë mund ta shpërndani këtë link ose ta shpërndani pyetësorin nëpërmjet Twitter-it, klikoni këtu ose nëpërmjet Facebook-ut klikoni këtu

T’i sigurojmë atyre që kanë nevojë, kujdes afatgjatë cilësor dhe të përballueshëm, veçanërisht kujdesin në shtëpi dhe shërbimet komunitare, është një sfidë e madhe në të gjithë Europën dhe në nivel global. Debatet rreth politikave se si të krijohet një sistem i kujdesit afatgjatë në të ardhmen vazhdojnë, ndaj është e rëndësishme që njerëzve t’i jepet mundësia të shprehen dhe ky pyetësor do kontribuojë në këtë aspekt.

 

Opinions and
Suggestions

Open letter in regards to the handling of the case of Ms. Nazime Visha

Read more

GADC
Publications

GADC has prepared and published numerous publications on gender equality related issues.

GADC
Library

Search now for a title

Donors

Full list