Ajo tregon! - Histori grash në nevojë

Historitë e grave në nevojë për të cilat Qendra "Aleanca Gjinore për Zhvillim" është ura lidhëse me gratë sipërmarrëse të cilat dëshirojnë të ndimojnë këto gra të ndodhura në vështirësi ekonomike dhe sociale. 

Ne dëshirojmë tju informojmë se si një donator, duhet ta dini që projektet e Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim nuk ka për qëllim përfitimin e fondeve të krijuara.

Prej muajit Qershor GADC është duke zbatuar projektin “Zhvillimi i kulturës së dhurimit në Shqipëri”. Duke marrë shkas nga situata e krijuar prej Covid-19 kemi evidentuar shumë gra punëtore në industrinë e prodhimit të tekstileve dhe këpucëve në Shqipëri të cilat janë duke kaluar vështirësi të mëdha ekonomike.

Nga kontakti ynë me to kanë pohuar se në shumicën e rasteve janë kryefamiljare, të përfshira në kredi bankare dhe paguhen me pagën minimale në punë, gjithashtu rrezikojnë për shkak të pandemisë globale të humbasin vendin e punës.

Theksojmë që GADC në këtë projekt do të shërbejë si urë lidhëse midis grave sipërmarrëse të cilat dëshirojnë të kontribuojnë dhe grave në nevoje. Në këtë mënyrë familjet në nevojë do të njihen me donatorin dhe anasjelltas. Kontributi juaj vlen për të zhvilluar kulturën e dhurimit në Shqipëri ndaj ju ftojmë të njiheni me dëshmitë e grave në nevojë.

Ky projekt mbeshtetet nga: The Balkan Trust for Democracy

Na kontaktoni në: 

email: ajotregon@gmail.com  

Facebook: facebook.com/ajotregon  

Instragram: instagram.com/ajotregon

 

 

Opinions and
Suggestions

Open letter in regards to the handling of the case of Ms. Nazime Visha

Read more

GADC
Publications

GADC has prepared and published numerous publications on gender equality related issues.

GADC
Library

Search now for a title

Donors

Full list