Take Action
Manifesti i Punonjësve
📢 Punonjëset e sektorit të veshjeve dhe këpucëve në Shqipëri kanë folur.
Sot ndajmë me ju Manifestin e Punonjëseve për Tranzicionin e Drejtë, një thirrje e qartë dhe e guximshme që zëri i tyre të dëgjohet në çdo vendimmarrje që prek punën, jetesën dhe të ardhmen e tyre.
👗 Mbi 50,000 punonjëse, shumica gra, mbajnë mbi shpatulla një industri të tërë. Ato kërkojnë:
✔ paga të drejta jetese
✔ kushte të sigurta pune
✔ barazi gjinore
✔ trajnim dhe ri-kualifikim falas
✔ paga të barabarta për punonjëset emigrante
✔ investim në teknologji të pastra
✔ përfaqësim real në vendimmarrje
✔ dialog të vazhdueshëm punëtore–punëdhënës–qeveri
… sepse asnjë tranzicion nuk mund të quhet i drejtë nëse punonjësit mbeten jashtë.
✊ Ky manifest është një thirrje drejtuar Qeverisë, bizneseve dhe kompanive ndërkombëtare për të vepruar, për të respektuar dinjitetin e punës dhe për të garantuar që kalimi drejt ekonomisë së gjelbër të mos lërë askënd pas.
👉 Tranzicioni i vërtetë fillon kur dëgjohet zëri i punonjëseve.
Ky manifest u realizua nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) në kuadër të projektit ‘Fashioning a Just Transition’ (2024–2027). Clean Clothes Campaign @cleanclothescampaign
@eu_partnerships
#EUDEARProgramme #EUPartnership
Ky postim është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian. EuropeanCommission Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.
#fashioningajusttransition #EUfunded #genderequality #JustTransition #tëdrejtatepunëtorëve #justfashion.
ManifestiiPunonjesve PDF DOCUMENTGADC
Research and Papers






