Take Action
Forumi i Punonjësve për një Tranzicion të Drejtë
Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) ka organizuar në Shkodër "Forumin e Punonjësve për një Tranzicion të Drejtë", duke mbledhur punonjëse të industrisë së veshjeve dhe eksperte të politikave të punës. Ky forum krijoi një hapësirë të sigurt e konstruktive ku punonjëset ndanë përvojat, sfidat dhe pritshmëritë e tyre në një sektor që po kërkon standarde më të drejta dhe më të qëndrueshme.
Gjatë aktivitetit, pjesëmarrëset finalizuan draftin e “Manifestit të Punonjësve për Tranzicionin e Drejtë” – një dokument i iniciuar nga vetë punonjëset, që përmbledh kërkesat dhe rekomandimet e tyre për institucionet dhe kompanitë.
Ky manifest do të shpërndahet gjerësisht dhe do të shërbejë si dokument kyç i avokimit për një tranzicion të drejtë në industrinë e veshjeve, duke siguruar që zërat e punonjëseve të jenë pjesë e proceseve të vendimmarrjes dhe politikëbërjes.
Falenderojmë të gjitha punonjëset që kontribuuan me ide dhe përvojë të vlefshme. Ky është një hap i fortë drejt forcimit të rolit të punonjëseve dhe nxitjes së një industrie më të drejtë, më të qëndrueshme dhe më gjithëpërfshirëse.
Forumi u organizua në kuadër të projektit “Fashioning a Just Transition” (2024–2027), mbështetur nga Clean Clothes Campaign dhe bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian (European Commission)
#EUDEARProgramme #EUPartnerships (INTPA) #justfashion
Ky aktivitet organizohet nga Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” dhe përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e organizatës, pa përfaqësuar domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian.
#fashioningajusttransition #EUfunded #genderequality #JustTransition #tëdrejtatepunëtorëve #justfashion.
GADC
Research and Papers






