Take Action
Konferencë për shtyp pas miratimit të Ligjit për Barazinë Gjinore!
Konferencë për shtyp pas miratimit të Ligjit për Barazinë Gjinore!
Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC), AWEN dhe në bashkëpunim me organizatat partnere të shoqërisë civile, ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në konferencën për shtyp që do të mbahet pas miratimit të Ligjit për Barazinë Gjinore nga Kuvendi i Shqipërisë.
Data: 7 Nentor 2025
Ora: 15:00
Vendi: Hotel Rogner, Salla Vienne Prague
Ky është një moment historik për avancimin e të drejtave të barabarta, eliminimin e diskriminimit dhe forcimin e mekanizmave institucionalë për barazinë gjinore në vendin tonë.
Gjatë konferencës, do të prezantohen dispozitat kryesore të ligjit, ndikimi që pritet të ketë në sektorët publikë dhe privatë, si dhe hapat konkretë për zbatimin e tij efektiv.
Pjesëmarrja juaj është shumë e rëndësishme për të promovuar këtë arritje të përbashkët drejt barazisë dhe dinjitetit për të gjithë qytetarët.
Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në: [email protected]
Ju mirëpresim!
GADC
Research and Papers






