Moda, Mbetjet dhe Varfëria: Pse Kërkojmë Pagë Jete për të Gjithë

22.09.2025 Një pagë e jetesës nuk është privilegj; ajo është një e drejtë themelore e njeriut dhe një gur themeli i punës së denjë. Është i njëjti sistem që po shkakton ndryshimet klimatike, po nxjerr veshje në një ritëm të paprecedentë dhe po paguan jo më shumë se paga varfërie. Janë punëtorët në jugun global ata që mbajnë kryesisht barrën e krizës klimatike dhe degradimit mjedisor.

Mbiprodhimi e ka kthyer industrinë e modës në një prodhues plehrash, i cili nga ana tjetër po shkatërron ekosistemet dhe komunitetet. Jugu Global është shndërruar në një vend grumbullimi për mbetjet e industrisë, e njëjta industri që u paguan punëtorëve paga varfërie dhe i detyron ata të punojnë jashtë orarit për mbiprodhim të panevojshëm. Prodhimi më i kufizuar dhe vendosja e të drejtave të punëtorëve në qendër do të thotë punë të ndryshme dhe më të mira, jo domosdoshmërisht më pak vende pune, nëse pagat e jetesës paguhen për një javë standarde pune dhe të drejtat e punës respektohen.

Merr pjesë në ndërtimin e një Manifesti për Tranzicionin e Drejtë në Industrinë e Modës: Shko te https://manifesto.cleanclothes.org/

Na u bashko në Ditën e Veprimit për Pagën e Jetesës këtë vit, më 25 shtator ora 17:00 te Diga e Liqenit Artificial, në një fushatë globale që kërkon paga jetese për të gjithë punëtorët.


#LW4AllNotWealthForaFew
#LivingWageNow
#JustWages
#euDEARprogramme
EU International Partnerships

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list