Take Action
Trajnim mbi Pagën e Jetesës me Gratë dhe Vajzat Punonjëse në sektorin e prodhimit tekstil në Shkodër
Më 18 shtator 2025, në qytetin e Shkodrës u zhvillua një trajnim me pjesëmarrjen e 25 grave dhe vajzave nga komuniteti lokal, punonjese ne sektorin e prodhimit tekstil. Qëllimi i aktivitetit ishte rritja e njohurive dhe ndërgjegjësimit të pjesëmarrëseve mbi konceptin e pagës së jetesës, duke e lidhur atë me realitetin aktual të tregut të punës në Shqipëri.
Gjatë sesionit u trajtuan një sërë temash, përfshirë:
- Shpjegimi i pagës së jetesës dhe dallimet kryesore nga paga minimale ligjore
- Nevojat bazë që duhet të mbulohen nga një pagë e jetesës (ushqim, strehim, transport, shëndetësi, arsim, dhe një nivel minimal kursimesh)
- Paga e jetesës si standard ndërkombëtar dhe rëndësia e saj në kontekstin global
- Ndikimi i korporatave dhe zinxhirit të furnizimit në nivelin e pagave në sektorin fason
- Hendeku mes pagave aktuale dhe kostos reale të jetesës në Shqipëri, me fokus të veçantë në përvojat e grave në Shkodër
- Diskutim mbi Deklaratën për Pagën e Jetesës të hartuar nga GADC
- Mundësitë e shoqërisë civile dhe vetë punonjësve për të forcuar avokimin në mbështetje të këtij standardi.
Trajnimi u zhvillua në mënyrë interaktive, duke i dhënë hapësirë pjesëmarrëseve të shkëmbenin përvoja dhe të reflektonin mbi mënyrat konkrete për të kërkuar përmirësim të kushteve të punës dhe paga dinjitoze.
Ky aktivitet është pjesë e angazhimit të GADC për të fuqizuar gratë dhe për të promovuar punën e denjë në Shqipëri përmes informacionit, ndërgjegjësimit dhe veprimit kolektiv.
Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit “Përmirësimi i Kushteve të Punës në Industrinë e Tekstilit dhe Këpucëve në Evropën Juglindore – Vazhdueshmëria.”
Donatori: Bread for Life
Organizata udhëheqëse: Center for the Politics of Emancipation, Serbi
Organizatat zbatuese: Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (Shqipëri) dhe ZORA (Bosnje dhe Hercegovinë)
GADC
Research and Papers






