Trajnim mbi Pagën e Jetesës dhe të Drejtat në Punë në Vlorë

Në 26 mars 2025, në qytetin e Vlorës u zhvillua një trajnim me pjesëmarrjen e 17 grave dhe vajzave nga komuniteti lokal. Qëllimi i trajnimit ishte të forconte njohuritë e pjesëmarrëseve mbi konceptin e pagës së jetesës dhe rëndësinë e saj në kushtet aktuale të tregut të punës në Shqipëri.

Gjatë trajnimit, u trajtuan këto tema kryesore:

  • Përkufizimi i pagës së jetesës dhe dallimi nga paga minimale ligjore
  • Elementët bazë që duhet të mbulojë një pagë e jetesës (ushqim, strehim, transport, shërbime shëndetësore, arsim dhe kursime modeste)
  • Paga e jetesës si një standard ndërkombëtar dhe rëndësia e saj globale
  • Roli i markave të mëdha dhe zinxhirëve të furnizimit në përcaktimin e pagave në sektorë si ai fason
  • Përmasat e hendekut ndërmjet pagave reale dhe kostos së jetesës në Shqipëri, me fokus të veçantë në kontekstin lokal të Vlorës
  • Prezantimi i Deklaratës për Pagën e Jetesës të hartuar nga GADC
  • Rrugë të mundshme për përfshirjen e shoqërisë civile dhe vetë punonjësve në avokimin për zbatimin e këtij standardi

Trajnimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe interaktive, ku pjesëmarrëset patën mundësi të njihen me materiale informuese dhe të reflektojnë mbi mënyrat konkrete për të ndikuar në përmirësimin e kushteve të punës dhe për të mbështetur kërkesën për paga të dinjitetshme.

Ky aktivitet është pjesë e nismës së GADC për të promovuar të drejtën për punë të denjë dhe për të fuqizuar gratë në komunitet nëpërmjet informacionit, ndërgjegjësimit dhe veprimit kolektiv.

Aktiviteti u organizua ne kuader te projektit:  Përmirësimi i Kushteve të Punës në Industrinë e Tekstilit dhe Këpucëve në Evropën Juglindore – Vazhdueshmëria. 
Donatori: Bread for Life
Organizata udhëheqëse: Center for the Politics of Emancipation, Serbi
Organizatat zbatuese: Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (Shqipëri) dhe ZORA (Bosnje dhe Hercegovinë)

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list