Historia e Haxhires, 58 vjeç

Punonjësit e fasonerisë në vend, ishin ndër më të prekurit nga pandemia Covid-19. Si për të mos mjaftuar rroga e ulët për mundin e derdhur, një pjesë e mirë e fasonerive e dërguan krahun punëtor në shtëpi, me qëllim shmangien e pagesës në fundmuaj, duke ndikuar kështu drejtpërdrejtë në shtrirje të skamjes. Haxhireja, sikundër shumë të tjerë, u ndje si kurrë më parë në një rrugë pa krye. Ajo u përball jo vetëm me varfërinë, por edhe urinë për jetën. I shoqi, në prag vdekjeje, iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal dhe zemra e tij mban sot tre unaza. Jo më kot ky çift i sprovuar mendon se u është dhënë një jetë e dytë për t’u jetuar, pavarësisht grishjeve të vazhdueshme të shpirtit. E megjithatë, mendimet e këtilla- shpresa për një të ardhme më të mirë-janë të vështira për t’u mbajtur gjallë, për sa kohë shtrohet urgjenca e mbijetesës në kushte dhe të ardhura minimale. Haxhires i duhet gjithashtu të marrë ilaçet e të shoqit pa rimbursim, pasi ende nuk i ka dalë pensioni i invaliditetit. E si mund të mos legjitimohen të sajat lëvizje gjymtyrësh?! Ajo po i ofrohet tokës, këmbë e duar bashkë; pak nga mosha dhe pak nga dhimbja.

 

A mund ta ndihmosh?

Na kontaktoni në: 

email: [email protected]   

Facebook: facebook.com/ajotregon   

Instragram: instagram.com/ajotregon 

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list