Historia e Enkeledës, 42 vjeç

Qendra Aleança Gjinore për Zhvillim dhe Ajotregon ka udhëtuar drejt qytetit të Lushnjes për të takuar nga afër Enkeledën e çila jeton me djalin e saj. Enkeleda është një grua heroinë nga ato të rrallat iqë ja ka dalë të bëhet e fortë për djalin e saj, Luisin. Lusi është vetëm 13 vjeç dhe në moshë të vogël ka kaluar një temperaturë të lartë që fatkeqësisht u shoqërua me pasoja të rënda për shëndetin e tij. Prej atij momenti ai nuk mund të lëvizë dhe të flasë si çdo moshatarë i tij. Por Enkeleda përpara kësaj dhimbje përsëri buzëqesh dhe betohet se për djalin e saj do të jetë gjithmonë forcë. Enkeleda jeton në një shtëpi me qira dhe shpenzimet mujore përpiqet që ti mbulojë vetëm me pensionin e invalitetit të djalit të saj. Enkeleda përtej të gjithave është e sëmurë kronike me zemër dhe diabet dhe në shumiçën e rasteve shmang vizitat nga pamundësia finançiare. Kalova COVID-19 në gjendje të rënduar por Zoti më dha jetë vetëm për djalin- shprehet ajo. Kur e pyesim se për çfarë ka nevojë më tepër ajo me dhimbjen në sy shprehet  ndihmë vetëm për Lusin kërkojë, për mua ska kuptim asgjë tjetër”. Luisi realizon seança të vazhdueshme me mjek profesionist në qendër mjeksore por për shkak të mundësisë për ta çuar Enkeleda në këto ambjente, këto seança behën gjithmonë e më të rralla. Mundësia për të marrë taxi, nuk është, por dhe për të përdorur transportin urban është e pamundur në gjendjen e Luisit. Me dorë në zemër, Enkeleda drejton sytë drejt qiellit dhe lutet çdo ditë që të gjendet një zgjidhje për djalin e saj, kuptimi i jetës së saj.

 

A mund ta ndihmosh?

Na kontaktoni në: 

email: [email protected]   

Facebook: facebook.com/ajotregon   

Instragram: instagram.com/ajotregon 

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list