Historia e Elidës, 30 vjeç

Ajo tregon dhe Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim ka takuar Elida E. grua në nevojë, e përballur me baticat dhe zbaticat e jetës në moshë fare të re, vetëm 30 vjece. Elida jeton e vetme me tri fëmijët e saj që i përkasin moshës 2,3 dhe 6 vjec. Me ardhjen në jetë të dy fëmijëve më te vegjël aty ndryshoj dhe jeta për të. Mes lotësh shprehet se fëmijët e saj janë autik. Ajo tashmë ja ka dedikuar jetën e saj fëmijëve duke I ndjekur me terapi rreth 4 herë në javë në Tiranë. Duke ju gjendur fëmijëve pranë në cdo orë të ditës për nevojat e tyre specifike e ka të pamundur të punësohet për të siguruar të ardhura për familjen e saj. E dëshpëruar dhe e pashpresë shprehet se të ardhurat e saj janë ndihma ekonomike dhe pensioni i vajzës, që fakteqësisht ka mbaruar dhe duhet të rinovohet për të dalë sërisht në kemp. Si një nënë e vetme, kur e pyesim për cfarë ka nevojë mësë tepërmi, na rrefën e dëshpëruar që janë shumë gjera nuk di nga t’ja nis. Dy fëmijët e saj të vegjël janë autik dhe anemik në të njëjtën kohë. Ajo ka nëvojë në mënyrë të vazhdueshme për rroba dhe ushqime për fëmijët e saj si dhe të shlyej faturat e ujë, drita etj. Dëshira më e madhe e saj është të realizoj kursin e patentës dhe të këtë një makinë për të shoqërurar fëmijët në seanca terapi cdo ditë nga Shkoza në Kombinat. Elida e përshkruan këtë rrugë cdo ditë me të vegjlit e saj duke përdorur transportin urban, në kohë pandemie pasi marrja e taksisë për të është më shumë se luks.

 

A mund ta ndihmosh?

Na kontaktoni në: 

email: [email protected]   

Facebook: facebook.com/ajotregon   

Instragram: instagram.com/ajotregon 

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list