Historia e Arjanës,49 vjeç

Jeta ime është një ferr i vërtetë…

Kështu e nis historinë e saj Arjananës, 49 vjec e lindur në qytetin e Elbasanit. Ju desh të transferohej në kryeqytet ku u martua, dhe prej kësaj martese lindi djali i saj i vetëm. Arjana ka përballuar të duroj për rreth 28 vite dhunën fizike dhe psikologjike sistematikisht të bashkëshortit të saj. E ndodhur nën kërcenimet e vazhdueshme për jetën, vështirësitë ekonomike, mungesa e një banese e bënte më të vështirë vëndimin për të dalë nga martesa.

Me ndarjen e saj nga bashkëshorti kishte menduar që në jetën e saj do të vinte qetësia e shumë kërkuar por nuk ndodhi kështu. Me kohën problemet familjare u reflektuan dhe tek djali i saj i cili është tashmë përdorues i lëndëve narkotike dhe me hepatit kronik. Arjana dhe pse e sapo e diagnostifikuar me kancer gjen forcë të punoj cdo ditë 6 orë për të paguar kreditë dhe detyrime të tjera që jeta në Tiranë të faturon. Plagë e shoqërisë tonë evidentohet dhe në familjen e Arjanës, vështirësi të mëdha ekonomike. 

 

A mund ta ndihmosh?

Na kontaktoni në: 

email: [email protected]   

Facebook: facebook.com/ajotregon   

Instragram: instagram.com/ajotregon 

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list