Historia e Arbanës, 35 vjeç

E tradhëtuar nga veprimet e të shoqit, por jo nga dhimbshuria dhe respekti për jetën. Nënë e katër fëmijëve, që padyshim nuk do t’i shohë pas qelive, në qerthullin e fatit të të atit. Kjo është Arbana. Kjo është gruaja e cila vendosi t’i japë fund një martese shumëvjeçare ditën që iu komunikua se i shoqi i kish marrë jetën dikujt, si të ish dhuruesi i saj. Ai është dënuar me 20 vite burg, ndërsa vizitorë të vetëm i mbeten fëmijët. Paçka se e ëma i shtyn për vizita të shpeshta, ata nuk e shohin dot si baba. Kur bëhet fjalë për marrëdhënien prind-fëmijë, dashuria nuk ka karakter imponues; ushqehet nga një fjalë, buzëqeshje, përqafim. Arbana e dinte se çka e priste përtej dyerve të shtëpisë, e megjithatë, nuk u step. Me tre çanta të leckosura që mund ta linin në baltë në çdo moment, iu drejtua një qendre rehabilitimi, së bashku me fëmijët. Megjithatë, brenda një viti, të pestë iu ekspozuan ligjësive të rrugës, ku kurrkush nuk të zgjat një dorë, ku një kafshatë kushton. Në të tilla kushte, Arbana mori dy kredi, për të cilat i duhet të punojë tashmë si ndihmëse kuzhiniere në çfarëdolloj orari që i kërkohet. Por përpos frikës reale se nuk mund t’i shlyejë dot, Arbana rrezikon të mbetet sërish pa shtëpi. I zoti i banesës së marrë me qira, e ka paralajmëruar se nuk do të vonojë ajo ditë, në rast se nuk i paguan atë çka i detyrohet. Dhjetra fatura mban në duart damardalë...Në pamundësi për t’i pakësuar, zëdridhur, Arbana lutet. Për një vështrim shpresëdhënës dhe një zemër bujare. Të sajat lot nuk reshtin së përshkruari qafën e dobët dhe gjoksin e vrarë.

A mund ta ndihmosh?

Na kontaktoni në: 

email: [email protected]   

Facebook: facebook.com/ajotregon   

Instragram: instagram.com/ajotregon 

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list