Markat e njohura duhet të paguajnë çmimin e plotë të konfeksionit.

Pse fokusohemi te paga e jetesës?

Blerësi duhet të paguajë çmimin e plotë të një rrobe, çmim ky që përfshin pagën me të cilën punëtori të mund të përballojë jetesën.

Kjo është logjike dhe objekt debati të gjerë politik mes aktorëve kryesorë në industrinë globale të tekstilit dhe veshjeve sportive. Edhe pse e drejta për pagë jetese është e drejtë njerëzore, pagat e punëtorëve janë shumë larg pagës së jetesës. Studimet më të fundit konfirmojnë sërish hendekun e madh ndërmjet pagave të jetesës dhe shpërblimit aktual të punëtorëve.

Në fakt, ndërkohë që hendeku ndërmjet rrogave aktuale të punëtorëve dhe pagës së jetesës pritet të jetë më i madh në vendet e prodhimit të tekstileve në Evropë sesa në Azi, niveli i përgjithshëm i formimit të sindikatave priret të jetë më i ulët në Evropë sesa në Azi, sidomos në industrinë e veshjeve.

E drejta e njeriut për pagën e jetesës është kodifikuar prej institucioneve të OKB-së dhe institucioneve evropiane.

Lexoni Policy Paper për më shumë detaje duke klikuar këtu

Klikoni këtu për tu konsultuar me broshurën

Për detaje të mëtejshme na shkruani në [email protected]

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list