Analiza Gjinore

Analiza Gjinore

Integrimi gjinor është përqafuar si një strategji drejt realizimit të barazisë gjinore. Ai përfshin integrimin e perspektivës gjinore në përgatitjen, hartimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e politikave, masave rregullatore dhe programeve buxhetore, me qëllim promovimin e barazisë midis grave dhe burrave dhe luftimin e diskriminimit.

GADC shfrytëzon integrimin gjinor duke përdorur analizën gjinore si mjet për të theksuar ndryshimet ndërmjet burrave dhe grave për sa i përket shpërndarjes së burimeve, mundësive, kufizimeve dhe pushtetit në çdo kontekst. Në këtë mënyrë, synojmë të sigurojmë që çdo studim, program dhe proces të vlerësojë ndikimin tek të dyja gjinitë, si dhe të merren parasysh eksperiencat, nevojat dhe prioritetet e burrave dhe grave.

Ne kryejmë analizën gjinore përpara çdo ndërhyrjeje, duke përdorur të dhëna të ndara sipas gjinisë, duke identifikuar dhe analizuar ndryshimet midis burrave dhe grave, duke përcaktuar si shkaqet ashtu edhe pasojat e këtyre ndryshimeve dhe duke siguruar integrimin e tyre në çdo ndërhyrje apo studim.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list