Rreth Nesh
Rrjetëzimi
Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (QAGJZH) është pjesë e një numri rrjetesh kombëtare e ndërkombëtare, formale e joformale. QAGJZH luan rol thelbësor në vendosjen dhe zgjerimin e marrëdhënieve me shumë organizata dhe rrjete, të cilat janë të përfshira në mbrojtjen e të drejtave të grave.
Në Shqipëri, QAGJZH luan një rol të rëndësishëm në:
1. Rrjetin Shqiptar Kundër Dhunës me Bazë Gjinore dhe Trafikimit të Qenieve Njerëzore, i cili përfshin organizatat partnere më të vjetra dhe më të rëndësishme në Shqipëri kundër DhBGj, si: Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza, Qendra për Nisma Ligjore Qytetare, shoqata “Refleksione” dhe Streha për Gratë e Dhunuara.
2. QAGJZH është bashkë-themeluese dhe anëtare e Rrjetit të Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, një rrjet i përbërë nga 10 OSHC.
3. QAGJZH është themeluese dhe anëtare e Koalicionit për Zgjedhje të Lira e të Ndershme dhe për Demokraci të Qëndrueshme (KZLN)
4. QAGJZH është gjithashtu anëtare e Rrjetit të Monitorimit kundër Dhunës me Bazë Gjinore në Shqipëri
https://rrjetikunderdhunesgjinore-monitorime.al/
5. QAGJZH është anëtare e Përballja e Ofertave Politike - POP, një rrjet 12 organizatash që punojnë në Shqipëri për të ngritur zërin e qytetarëve në lidhje me nevojat e tyre tek zyrtarët e zgjedhur në nivel vendor dhe qendror.
Në nivel ndërkombëtar, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim ka një bashkëpunim të fortë me organizata jofitimprurëse në rajon e më gjerë, në Suedi, Itali, Gjermani, Hollandë, Kosovë, Serbi, në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Kroaci, Bosnje Hercegovinë, Greqi etj.
1. Që në 2007-ën, QAGJZH është pjesë e FREJA Forum www.frejaforum.com dhe FREJA Academy.
2. Që në 2016-ën, QAGJZH është partnere e Clean Clothes Campaign https://cleanclothes.org/
3. QAGJZH është anëtare e Koalicionit KARAT për Veprim Rajonal që në 2002-in.
4. QAGJZH është anëtare e Rrjetit Ndërkombëtar për Politika Gjinore që në 2008-ën
5. QAGJZH është anëtare e WIDE + që në 2019-ën
GADC
Research and Papers
