Fuqizimi i Grave në Shqipëri për të Siguruar Mundësi të Barabarta

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC), po zbaton Projektin: “Fuqizimi i Grave në Shqipëri për të Siguruar Mundësi të Barabarta”, që i kushtohet fuqizimit të grave rurale në Njësinë Administrative Luf të Bashkisë Pukë dhe financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë https://www.facebook.com/mfaSlovenia/. Për zbatimin e këtij projekti, GADC bashkëpunon me Forum za enakopraven razvoj – FER https://www.facebook.com/forumfer/. Në kuadër të projektit, GADC në bashkëpunim me Shoqatën Kombëtare të Blegtorëve Shqiptarë (LEAA) është e angazhuar në përgatitjen dhe ofrimin e kurseve të trajnimit për grupin e grave të Njësisë Administrative Luf në Pukë, duke synuar të rrisë njohuritë dhe kapacitetet e tyre për menaxhimin e fermës së dhive si grup. LEAA ka zhvilluar 12 seanca trajnimi për një grup prej 30 grash, mbi menaxhimin e fermës së dhive, parandalimin dhe kontrollimin e sëmundjeve të kafshëve (dhive), racat e dhive dhe përmirësimin e racës, të organizuara më 30 nëntor 2017. Trajnimi i fundit për vitin 2017 u mbajt më 22 dhjetor 2017, mbi ushqyerjen e kafshëve, me fokus në ushqyerjen e dhive.

Gratë morën informacion të rëndësishëm mbi: Konceptet kyçe të menaxhimit të fermës së dhive; Një filozofi të përgjithshme mbi menaxhimin e sëmundjeve: është më e lehtë dhe më efikase të parandalosh sesa të kontrollosh; Sëmundjet kryesore, shenjat, shkaqet, parandalimi dhe kontrollimi; Si të planifikojmë paraprakisht për një tufë të shëndetshme; mbledhja e të dhënave për të përgatitur kalendarin e eventeve kryesore; LEAA ofron rekomandime për përshtatjen e racave në zona të ndryshme dhe kushte të ndryshme menaxhimi, si dhe udhëzime mbi përzgjedhjen e dhive meshkuj dhe femra për riprodhim dhe zëvendësim; rregullat e përgjithshme të ushqyerjes së dhive; ushqimet bazë për dhitë dhe cilësia e tyre.

Ferma e dhive deri tani po shkon shumë mirë. Të 20 dhitë janë shtatzëna dhe pritet që të lindin gjatë marsit 2018. Gjatë kësaj periudhe në Pukë ka pasur shumë dëborë, kështu që dhitë janë mbajtur brenda stallës, me ushqim të përgatitur nga menaxherja jonë e fermës, Anisa Gergjari, si dhe nën kujdesin e grave që janë pjesë e fermës.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list