Njerëz
Megi Zylali - Koordinatore Projektesh
Megi Zylali është diplomuar në ciklin Bachelor në degën Psikologji si dhe ka përfunduar ciklin Master Profesional në degën Psikologji-Shkollore, pranë Fakultetit Ekonomik, Universiteti Europian i Tiranës.
Megi prej 5 vitesh është pjese e Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvilim si pjesë e skuadrës për kooordinimin e projekteve dhe asistimit administrativ në zyre. AJo merr pjesë në mënyrë periodike në trajnime të shumta për rritjen e kapaciteteve sidomos sa i përket barazisë gjinore, reduktimin e dhunës në familje, buxhetimin gjinor dhe të drejtat e fëmijëve.
Në pozicionin e koordinatores dhe asistentes administrative:
- Organizon axhendën, mbledhjet dhe takimet si dhe manaxhon disa detyra njëkohësisht, duke ndjekur prioritetet.
- Përgatit materialet dhe shkresat e ndryshme për që dalin nga GADC.
- Shqyrton dhe përmbledh raportet dhe dokumentat; përgatit dokumentat e sfondit dhe postën dalëse të nevojshme.
- Shërben si ndërlidhëse midis stafit dhe drejtoreshës ekzekutive.
- Kryen detyra administrative, si organizimin dhe mirëmbajtjen e përditshme të zyrës, komunikimin, paraqitjen e dokumentacionit, korrespondencës etj.
- Përgjegjëse për pritjen e publikut në zyrë.
- Sigurohet që të jenë respektuar afatat e përcaktuara në projektin koordinues.
- Asiston në projektet që bashkëkoordinon me kolegët.
- Ruan databazën e projekteve dhe e rifreskon atë në mënyrë periodike.
- Hulumton në lidhje me tema dhe çështje që janë me interes për objektivat e organizatës.