Projekte
Fuqizimi i OSHC-ve për të Luftuar Diskriminimin dhe Avancuar të Drejtat e Grave në Punë
Titulli i projektit: Fuqizimi i OSHC-ve për të Luftuar Diskriminimin dhe Avancuar të Drejtat e Grave në Punë
Donatori: Bashkimi Evropian
Projekt rajonal me 6 ente të përfshira në Aksion:
- Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)
- Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC), Tiranë, Shqipëri
- Reactor – Research in Action, Shkup, Maqedonia e Veriut
- Helsinki Citizens’ Assembly Banja Luka (HCA-BL), Bosnje dhe Hercegovinë (BiH)
- Women’s Rights Centre (WRC), Podgoricë, Mali i Zi
- Fondacioni Kvinna till Kvinna, zyra në Beograd, Serbi
Rezultati 1. Përmirësimi i impaktit të OSHC-ve, veçanërisht grupeve të të drejtave të grave dhe “grassroots”, në mbajtjen përgjegjës të institucioneve për implementimin e legjislacionit anti-diskriminim lidhur me të drejtat e grave në punë dhe në fuqizimin e grave për të kërkuar të drejtat e tyre.
Rezultati 2. Forcimi i koalicionit ekzistues të OSHC-ve në nivel rajonal dhe të BE-së.
Rezultati 3. Përmirësimi i mjedisit që mundëson OSHC-të të mbajnë përgjegjëse institucionet përkatëse.