Aktivitete
Duar Artë - Fuqizimi i grave të Patosit
Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” (GADC) Shqipëri po implementon Projektin rajonal “Rritja e qasjes së grave në punësim” i cili mbështetet nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë.
Një prej përfitueseve të këtij projekti Qendra për të Drejtat në Punë e zhvilloi këtë projekt në Patos.
Cfarë ka realizuar organizata:
- Hulumtimi në terren dhe identifikimi i çështjeve
- Përzgjedhja e stilistes që punoi me gratë
- Dizajnimi i logos markë të produkteve
- Takim informues me grupin e grave / Sigurimi i njohurive për krijimin dhe menaxhimin e rrjeteve sociale për marketing të produkteve
- Trajnim për metodat dhe materialet për prodhimin e aksesorëve të modës për veshje dhe shtëpi.
- Panairi i mbylljes i mbajtur më 27.9.2019 ku u ekspozuan të gjitha punimet e grave.