Aktivitete
Dita Botërore e Punës së Denjë
7.10.2020
Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” (GADC) në kuadër të Ditës Botërore të Punës së Denjë po organizon një takim të përbashkët me "Glasen Tekstiles"
Shtip, Maqedonia e Veriut dhe "Qendra për të Drejtat në Punë" (CLR)
Tiranë.
Ky aktivitet ka në qendër diskutime per te shkembyer eksperiencen ne lidhje me permiresimin e kushteve te punes te punonjëseve te kompanive te prodhimit të veshjeve dhe këpucëve ne Shqiperi dhe Maqedonine e Veriut. Ky është takimi i parë, i cili do të pasohet me takime të tjera te perbashketa gjatë muajve në vijim.
Prej vitesh, GADC po zhvillon projektin “Sigurimi i kushteve të duhura të punës për gratë punëtore në fabrikat e veshjeve dhe këpucëve në Shqiperi", një projekt i mbështetur nga Olof Palme International Center
me financim nga Qeveria Suedeze.
Përmes këtij projekti, shumë çështje në lidhje me punën e denjë janë adresuar dhe shumë çështje të grave që punojnë në këto fabrika janë diskutuar dhe zgjidhur.
Pas takimit per veprime te perbashketa rajonale, organizatat hartuan nje deklarate e cila do te shperndahet ne ditet ne vijim ne aktoret kryesore qe duhet te mbajne pergjegjesi per punen e denje ne Shqiperi dhe ne Maqedonine e Veriut, per punonjeset/it ne sektorin e kepuceve dhe tekstileve.