Integriteti zgjedhor dhe garantimi i te drejtes se votes per personat me aftesi te kufizuara ne fokus te Forumit Kombetar

Me 18 shtator 2026, u zhvillua nje Forum kushtuar integritetit zgjedhor dhe garantimit te te drejtave zgjedhore te personave me aftesi te kufizuara, duke bere bashke perfaqesues te institucioneve publike, organizatave te shoqerise civile dhe aktivisteve te fushes se aftesise se kufizuar.

Ne Forum moren pjese perfaqesues te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve (KQZ), Drejtorise se Pergjithshme te Antikorrupsionit, pushtetit vendor, institucioneve te pavarura, perfshire Avokatin e Popullit dhe Komisionerin per Mbrojtjen nga Diskriminimi, si dhe organizata dhe aktiviste qe mbrojne te drejtat e personave me aftesi te kufizuara. Pjese e diskutimeve ishin gjithashtu organizatat partnere, perfshire Komitetin Shqiptar te Helsinkit.

Gjate Forumit u prezantuan gjetjet e nje vleresimi mbi natyren dhe format e rreziqeve te korrupsionit zgjedhor per zgjedhesit me aftesi te kufizuara, si dhe nje pakete rekomandimesh per permiresimin e Kodit Zgjedhor, akteve nenligjore dhe mekanizmave institucionale.

Diskutimet u fokusuan ne identifikimin e masave konkrete per forcimin e parandalimit dhe monitorimit te korrupsionit zgjedhor, rritjen e llogaridhenies institucionale dhe garantimin e ushtrimit te lire, te fshehte dhe te barabarte te se drejtes se votes per personat me aftesi te kufizuara. Forumi sherbeu gjithashtu si nje hapesire per forcimin e dialogut dhe bashkepunimit ndermjet institucioneve publike dhe shoqerise civile, me synim permiresimin e aksesueshmerise dhe integritetit te proceseve zgjedhore.

Aktiviteti u zhvillua ne kuader te projektit “Avokim per te luftuar korrupsionin qe lidhet me aksesin zgjedhor per personat me aftesi te kufizuara, vecanerisht per te rinjte dhe vajzat e grate me aftesi te kufizuara ne Shqiperi”, i zbatuar nga Fondacioni Shqiptar per te Drejtat e Personave me Aftesi te Kufizuara (FSHDPAK), ne partneritet me Qendren “Aleanca Gjinore per Zhvillim” (GADC) dhe Qendren Rinore te Vlores.

Ne vijim te diskutimeve mbi transparencen dhe integritetin zgjedhor, u promovua gjithashtu Integrity Desk Albania, nje mekanizem i pavarur i krijuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit ne bashkepunim me Rrjetin Antikorrupsion.

Platforma u mundeson qytetareve dhe organizatave te raportojne raste te dyshuara korrupsioni, mungese transparence apo abuzimi institucional, te kerkojne keshillim dhe ndihme ligjore paresore falas, si dhe te aksesojne informacion dhe burime mbi integritetin publik.

Platforma mund te aksesohet ne: www.integritydeskalbania.al 

Permes pjesemarrjes ne kete iniciative, GADC vijon angazhimin e saj per promovimin e proceseve zgjedhore gjitheperfshirese, mbrojtjen e te drejtave te personave me aftesi te kufizuara dhe forcimin e llogaridhenies institucionale.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list