Activities
GADC prezanton Studimin Kombetar mbi kostimin e sherbimeve te specializuara per adresimin e dhunes me baze gjinore ne Shqiperi
Qendra “Aleanca Gjinore per Zhvillim” (GADC) organizoi aktivitetin e prezantimit te gjetjeve te Studimit Kombetar “Me cfare kostoje? Kostimi i sherbimeve te specializuara per adresimin e dhunes me baze gjinore ne Shqiperi”, duke sjelle ne vemendje nevojen per financim te mjaftueshem dhe te qendrueshem te sherbimeve per te mbijetuarat e dhunes me baze gjinore.
Studimi evidenton hendekun ndermjet financimit aktual dhe burimeve financiare te nevojshme per te garantuar ofrimin e sherbimeve cilesore, te aksesueshme dhe te qendrueshme. Gjetjet e tij ofrojne nje baze te rendesishme per orientimin e politikave publike dhe vendimmarrjes buxhetore drejt adresimit me efektiv te nevojave te grave dhe vajzave te prekura nga dhuna.
Ne kuader te aktivitetit u zhvillua paneli “Nga evidenca te politikat publike”, me pjesemarrjen e znj. Milva Ekonomi, Deputete e Kuvendit te Shqiperise; z. Endrit Yzeiraj, Zevendesminister i Financave; znj. Ina Majko, Zevendesministre e Shendetesise dhe Mireqenies Sociale; dhe z. David Muckenhuber, Drejtor i Zyres se Agjencise Austriake per Zhvillim (ADA) ne Shqiperi.
Diskutimet u fokusuan ne rendesine e perkthimit te gjetjeve te studimit ne masa konkrete institucionale dhe angazhime financiare, me synim forcimin e sistemit te mbrojtjes dhe mbeshtetjes per te mbijetuarat e dhunes me baze gjinore.
Gjate aktivitetit u prezantuan gjithashtu gjetjet mbi integrimin e Buxhetimit te Pergjigjshem Gjinor ne Planin e Rritjes se Bashkimit Evropian per Ballkanin Perendimor, duke theksuar rendesine e perfshirjes se perspektives gjinore ne proceset e planifikimit dhe financimit te politikave publike.
Mesazhi kryesor i aktivitetit ishte nevoja per te kaluar nga angazhimet politike dhe institucionale drejt financimit konkret dhe te qendrueshem, per te garantuar qe cdo grua dhe vajze qe perballet me dhunen te kete akses ne sherbime cilesore dhe mbrojtje efektive.
GADC shpreh falenderimet e saj per Agjencine Austriake per Zhvillim (ADA), panelistet dhe te gjithe pjesemarresit per mbeshtetjen, kontributin dhe angazhimin e tyre ne avancimin e politikave dhe mekanizmave per adresimin e dhunes me baze gjinore ne Shqiperi.
GADC
Research and Papers






