Forcimi i mbrojtjes se te drejtave zgjedhore te personave me aftesi te kufizuara permes trajnimit dhe pjesemarrjes aktive

Ne Tirane u zhvillua nje trajnim kushtuar mbrojtjes se te drejtave zgjedhore te personave me aftesi te kufizuara dhe parandalimit te korrupsionit zgjedhor, me pjesemarrjen e perfaqesuesve te organizatave qe mbrojne te drejtat e tyre, si dhe te vete personave me aftesi te kufizuara.

Trajnimi krijoi nje hapesire per diskutim, shkembim pervojash dhe identifikim te sfidave qe vazhdojne te pengojne ushtrimin e lire, te pavarur dhe te barabarte te se drejtes se votes. Permes diskutimeve interaktive, analizes se rasteve konkrete dhe nje ushtrimi simulues, pjesemarresit trajtuan ceshtje qe lidhen me aksesueshmerine e proceseve zgjedhore, sigurimin e informacionit te kuptueshem dhe forcimin e mekanizmave per raportimin e korrupsionit dhe shkeljeve te te drejtave zgjedhore.

Nje vemendje e vecante iu kushtua rendesise se perfshirjes se drejtperdrejte te personave me aftesi te kufizuara ne diskutimet dhe proceset vendimmarrese qe ndikojne ne ushtrimin e te drejtave te tyre. Pervojat dhe perspektivat e tyre jane thelbesore per identifikimin e pengesave ekzistuese dhe zhvillimin e politikave dhe praktikave zgjedhore vertet gjitheperfshirese.

Aktiviteti u organizua ne kuader te projektit “Avokim per te luftuar korrupsionin qe lidhet me aksesin zgjedhor per personat me aftesi te kufizuara, vecanerisht per te rinjte dhe vajzat e grate me aftesi te kufizuara ne Shqiperi”, i zbatuar nga Fondacioni Shqiptar per te Drejtat e Personave me Aftesi te Kufizuara (FSHDPAK), ne partneritet me Qendren “Aleanca Gjinore per Zhvillim” (GADC) dhe Qendren Rinore te Vlores.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list