GADC zhvillon takim informues me 53 gra punëtore në sektorin fason në Elbasan

Më 26 qershor 2026, Gender Alliance for Development Center (GADC) zhvilloi në Elbasan një takim informues me 53 gra të punësuara në sektorin fason, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi të drejtat në punë dhe mekanizmat ekzistues për mbrojtjen e tyre.

Takimi u fokusua në çështje të rëndësishme që lidhen me kontratat e punës, pagat, sigurinë dhe shëndetin në punë, të drejtat që lidhen me lejen e lindjes dhe mekanizmat për raportimin e shkeljeve të të drejtave të punës. Pjesëmarrëset u informuan gjithashtu mbi mbështetjen që ofrohet përmes numrit jeshil pa pagesë të GADC-së (0800 18 18), Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimit të Ndihmës Juridike Falas (FLAS).

Takimi krijoi një hapësirë të hapur dhe të besueshme për diskutim, ku gratë ndanë përvojat e tyre, diskutuan sfidat që hasin në vendin e punës dhe morën përgjigje për çështje që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën dhe të drejtat e tyre si punëtore. Interesi i lartë dhe pjesëmarrja aktive konfirmuan nevojën për vazhdimin e aktiviteteve informuese dhe fuqizimin e grave punëtore përmes informacionit të saktë dhe të aksesueshëm.

Gjatë diskutimeve u trajtuan edhe sfidat specifike me të cilat përballen gratë punëtore migrante, duke theksuar rëndësinë e garantimit të aksesit të barabartë në informacion, mekanizmat e raportimit dhe shërbimet mbështetëse, pavarësisht kombësisë apo statusit të punësimit.

Përmes aktiviteteve të tilla, GADC vijon të mbështesë gratë punëtore në njohjen dhe ushtrimin e të drejtave të tyre, duke promovuar kushte pune më të sigurta, respektimin e legjislacionit të punës dhe akses më të madh në mekanizmat institucionalë të mbrojtjes.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit "Furthering Women's Labour Rights and Protection, with a Special Focus on Women Workers in the Garment Sector", me mbështetjen e Olof Palme International Center (OPC) dhe Qeveria Suedeze. 

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list