Activities
Publikohet raporti: Monitorimi i punës së Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore
Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” ka publikuar raportin “Monitorimi i punës së Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore”, në kuadër të projektit “Përmirësimi i të Drejtave të Punës dhe Mbrojtjes së Grave, me fokus të veçantë tek gratë punonjëse në sektorin e veshjeve”, me mbështetje nga Qeveria Suedeze dhe organizata “The Olof Palme International Center”.
Raporti ofron një analizë të detajuar të monitorimit të punës së Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, duke u fokusuar në zbatimin e legjislacionit të punës dhe mbrojtjen e të drejtave të punëmarrësve, veçanërisht të grave në sektorin e tekstileve, konfeksioneve dhe lëkurës. Ai sjell në vëmendje gjetjet kryesore, sfidat e evidentuara në terren, si dhe rekomandime konkrete për përmirësimin e mekanizmave të zbatimit të ligjit.
Gjetjet dhe rekomandimet bazohen në të dhëna të mbledhura gjatë periudhës së monitorimit dhe në analiza të realizuara nga autorët.
Informacioni dhe pikëpamjet e shprehura në këtë raport janë ato të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin zyrtar të Qeverisë Suedeze apo të “The Olof Palme International Center”.
RaportiInspektoratiiPunes_FINAL_check_mekomenteteplotesuara PDF DOCUMENTGADC
Research and Papers






