Events
Rast Suksesi – Nga trajnimet në titullin “Mjeshtër” në prodhimin e sapunit
Kursantja Esmahe Gazidede, pjesë e projektit “Ajo Drejton – Fuqizim Ekonomik për Gratë e Peshkopisë”, ka arritur një sukses të rëndësishëm në rrugëtimin e saj profesional, duke u certifikuar me titullin “Mjeshtër” në prodhimin e sapunit artizanal.
Gjatë zbatimit të projektit, Esmahe ndoqi me përkushtim të gjitha seancat e trajnimit në prodhimin e sapuneve, ku u njoh me teknikat bazë dhe të avancuara të përpunimit, përzgjedhjen e përbërësve natyralë dhe proceset e krijimit të produkteve cilësore. Përmes praktikës së vazhdueshme dhe angazhimit të saj, ajo arriti të zhvillojë aftësi të qëndrueshme dhe të ndërtojë besim në punën që realizon.
Ky sukses është rezultat i një kombinimi të përkushtimit personal dhe mbështetjes së ofruar nga projekti, i cili synon fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave në Peshkopi përmes zhvillimit të aftësive praktike dhe nxitjes së vetëpunësimit. Projekti është mbështetur nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) dhe ka krijuar mundësi konkrete për zhvillim profesional dhe ekonomik në nivel lokal.
Sot, Esmahe jo vetëm që zotëron një profesion, por ka hedhur hapat e parë drejt ndërtimit të një aktiviteti të sajin, duke e kthyer një aftësi të fituar në një mundësi reale për të ardhura dhe pavarësi ekonomike.
Ky rast suksesi është një dëshmi e qartë se kur përkushtimi dhe mundësitë bashkohen, gratë mund të ndërtojnë rrugë të reja për veten dhe familjet e tyre.
GADC
Research and Papers






