Activities
Konferenca “Zëri i Qytetarëve dhe Reforma Administrative-Territoriale: Roli i Shoqërisë Civile në Përforcimin e Demokracisë Vendore dhe Llogaridhënies në Shqipëri”,
Sot në Tiranë u zhvillua konferenca “Zëri i Qytetarëve dhe Reforma Administrative-Territoriale: Roli i Shoqërisë Civile në Përforcimin e Demokracisë Vendore dhe Llogaridhënies në Shqipëri”, e organizuar nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) dhe Rrjeti “Përballja e Ofertave Politike – POP”, në bashkëpunim me Shoqatën Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë.
Konferenca mblodhi përfaqësues të institucioneve qendrore, pushtetit vendor, organizata të shoqërisë civile, ekspertë dhe partnerë ndërkombëtarë për të diskutuar mbi perspektivat e Reformës Administrative-Territoriale 2026 dhe rëndësinë e vendosjes së qytetarëve në qendër të vendimmarrjes.
Konferenca u përshendet gjithashtu nga Ambasadori i Suedise ne Shqiperi, i cili theksoi rendesine e forcimit te demokracise vendore dhe pjesemarrjes qytetare ne proceset reformuese.
Gjatë aktivitetit u prezantua edhe Dokumenti i Politikave i Rrjetit POP për Reformën Administrative-Territoriale, i cili bazohet në monitorimin shumëvjeçar të qeverisjes vendore dhe përvojën e Kontratës Sociale, duke paraqitur rekomandime konkrete për një reformë më gjithëpërfshirëse, transparente dhe të orientuar drejt nevojave të qytetarëve.
Rrjeti POP do të vijojë të ndjekë nga afër të gjithë procesin e Reformës Administrative-Territoriale, duke kontribuar me analiza, rekomandime dhe duke përfaqësuar zërin e qytetarëve dhe komuniteteve lokale në këtë proces të rëndësishëm për të ardhmen e qeverisjes vendore në Shqipëri.
Falenderojme te gjithe pjesemarresit per kontributin e vlefshem dhe diskutimet e hapura gjate konferences, si edhe partneret tane Olof Palmes Internationella Center, Embassy of Sweden in Tirana dhe National Endowment for Democracy per mbeshtetjen dhe angazhimin e tyre ne forcimin e demokracise vendore dhe pjesemarrjes qytetare.
Lexoni me poshte permbledhjen e dokumentit te politikave (shqip dhe anglisht) ose ndiqni linkun ketu per ta lexuar dokumentin e plote
DokumentPolitikash_ReformaTerritoriale_RrjetiPOP2026(2) PDF DOCUMENT PolicyBrief_TerritorialReformPOPNetwork2026(1) PDF DOCUMENTGADC
Research and Papers






