Activities
Rritja e kapaciteteve të sektorit shëndetësor për adresimin e dhunës me bazë gjinore
Në kujdesin shëndetësor parësor, shumë raste të dhunës me bazë gjinore mund të mbeten të paidentifikuara ose të pareferuara, shpesh për shkak të mungesës së trajnimit specifik, sigurisë profesionale ose praktikave të standardizuara të raportimit. Forcimi i kapaciteteve të personelit shëndetësor është një hap kyç për ta bërë sistemin më të përgjegjshëm dhe më të aftë për të reaguar në kohë.
Një grup prej 42 profesionistësh shëndetësorë nga qendra urbane dhe rurale në qarkun e Korçës morën pjesë në një proces trajnimi të fokusuar në identifikimin, dokumentimin dhe menaxhimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore në përputhje me standardet ligjore dhe profesionale.
Përmes ushtrimeve praktike dhe analizës së situatave reale, pjesëmarrësit forcuan aftësitë e tyre për:
• identifikimin e hershëm të shenjave klinike dhe psikologjike
• komunikimin etik dhe të ndjeshëm ndaj traumës
• përdorimin korrekt të mekanizmave të referimit dhe raportimit
Këta profesionistë përfaqësojnë një rrjet qendrash shëndetësore që mbulojnë komunitete të gjera urbane dhe rurale në bashkitë Korçë dhe Maliq, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimeve për dhjetëra mijëra qytetarë. Forcimi i kapaciteteve të tyre synon të rrisë rolin e sektorit shëndetësor në identifikimin e hershëm dhe reagimin institucional ndaj dhunës me bazë gjinore.
Trajnimi u organizua dhe u zhvillua nga Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” në kuadër të projektit AGORA, i cili zbatohet me mbështetjen e European Union in Albania dhe në partneritet me Shoqata Together for Life dhe Institute of Romani Culture in Albania - IRCA
Ky publikim është realizuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.
GADC
Research and Papers






