Activities
Të Drejtat në Punë dhe Kushtet për Gratë Punonjëse – Takim në Elbasan
Më 20 nëntor 2025, Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” (GADC) organizoi një takim ndërgjegjësues me gratë punonjëse të fabrikës së sektorit fason “Eria Textil” në Elbasan, me fokus informimin mbi të drejtat në punë dhe përmirësimin e kushteve të punës për gratë.
Gjatë takimit u trajtuan nene kyçe të Kodit të Punës, duke u ndalur te kontratat e punës, koha e provës, pagesa e drejtë, si dhe të drejtat dhe detyrimet e punonjëseve dhe punëdhënësve. Vëmendje e veçantë iu kushtua mbrojtjes ligjore të grave shtatzëna, pushimeve të lindjes, përfitimeve për fëmijët dhe të drejtave të prindërve, duke nxitur diskutime mbi ndarjen e përgjegjësive familjare dhe rolin e burrave në kujdesin ndaj fëmijëve.
Takimi u zhvillua në një atmosferë interaktive dhe u prit pozitivisht nga pjesëmarrëset, të cilat ndanë përvoja konkrete nga vendi i punës dhe shprehën interes të lartë për thellimin e njohurive mbi të drejtat e tyre. Gratë theksuan nevojën për informim të vazhdueshëm dhe kërkuan organizimin e takimeve të tjera ndërgjegjësuese, duke e vlerësuar këtë aktivitet si një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit dhe mbrojtjes së të drejtave në tregun e punës.
GADC
Research and Papers






