Activities
Forcimi i të Drejtave të Punës dhe Barazisë Gjinore në Tregun e Punës
Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) orgaizoi një takim të përbashkët me fokus forcimin e të drejtave të punës dhe barazisë gjinore në tregun e punës. Në këtë tryezë teknike morën pjesë përfaqësues nga Inspektoriati i Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Avokati i Popullit, Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, International Labour Organization, Agjencia Kombetare e Punesimit dhe Aftesivesi edhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.
Takimi krijoi një hapësirë të rëndësishme dialogu ndërinstitucional për të diskutuar sfidat kryesore nga perspektiva gjinore, duke u ndalur te:
- Punë e denjë, barazi gjinore dhe zhvillim ekonomik i qëndrueshëm
- Sfidat kryesore në të drejtat e punës nga perspektiva gjinore
- Paga e denjë dhe mbrojtja sociale për gratë
- Zbatimi i legjislacionit të punës dhe inspektimi i punës
- Tranzicioni i drejtë dhe ndikimi i tij gjinor në tregun e punës
- Rekomandime dhe hapa të mëtejshëm për politika të ndjeshme gjinore në vendin e punës.
Gjatë diskutimeve u theksua nevoja për zbatim më efektiv të legjislacionit të punës, inspektime të ndjeshme ndaj gjinisë, si dhe bashkëpunim të qëndrueshëm ndërmjet institucioneve dhe shoqërisë civile për të garantuar punë të denjë dhe kushte të sigurta për gratë.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të politikave publike që vendosin në qendër barazinë gjinore, drejtësinë sociale dhe dinjitetin në punë.
Aktiviteti u organizua në kuadër të projektit "Përparimi i të Drejtave dhe Mbrojtjes së Punës së Grave, me një fokus të veçantë te punonjëset gra në sektorin e veshjeve" me mbështejten e Olof Palmes Internationella Center dhe Qeverisë Suedeze Embassy of Sweden in Tirana
GADC
Research and Papers






