Konference Kombetare: Strehëzat – Një jetë e sigurt për gratë dhe fëmijët që i mbijetojnë dhunës: Nga mbrojtja drejt fuqizimit të qëndrueshëm”

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC), në bashkëpunim me partnerët e saj, Qendrën Psiko-Sociale “Vatra” në Vlorë dhe Linjën Kombëtare të Këshillimit për Gra dhe Vajza ka organizuan konferencën: “Strehëzat – Një jetë e sigurt për gratë dhe fëmijët që i mbijetojnë dhunës: Nga mbrojtja drejt fuqizimit të qëndrueshëm”

 Data: 5 Dhjetor 2025
 Ora: 09:30 – 14:00
 Vendi: Hotel Rogner, Salla Antigonea 2

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Fuqizimi i Mbështetjes për të Mbijetuarit e Dhunës me Bazë Gjinore (GBV) në Shqipëri”, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Mbrojtjes, Bashkëpunimit për Zhvillim dhe Tregtisë dhe nga Qeveria e Madhërisë së saj Mbretit të Luksemburgut.

Për të nxitur një dialog të hapur mes institucioneve shtetërore, organizatave të shoqërisë civile, mediave dhe partnerëve ndërkombëtarë mbi rëndësinë e financimit të qëndrueshëm të strehëzave, duke siguruar që çdo grua dhe fëmijë që përjeton dhunë të ketë akses të sigurt, mbështetje psikosociale dhe rrugë drejt fuqizimit.

Gjatë eventit, përfaqësues nga Kuvendi i Shqipërisë, ministritë përgjegjëse, Bashkimi Europian, ofruesit e shërbimeve dhe organizatat e shoqërisë civile diskutuan:
- Sfidat e financimit publik të qëndrueshëm për strehëzat
- Koston reale të sigurimit dhe mbështetjes për të mbijetuarat
- Rolin e pushtetit vendor, institucioneve dhe partnerëve ndërkombëtarë
- Nevojën për politika, buxhete dhe mekanizma të qëndrueshëm që garantojnë siguri dhe rrugë drejt fuqizimit afatgjatë

Me panelistë nga institucionet kyçe dhe ofruesit e shërbimeve në vijën e parë, konferenca theksoi se asnjë grua apo fëmijë nuk duhet të mbetet pa një derë të hapur drejt sigurisë.
Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit për kontributin dhe angazhimin e tyre në ndërtimin e një sistemi më të fortë, më të drejtë dhe më të qëndrueshëm për gratë dhe fëmijët që i mbijetojnë dhunës.

 

NationalConference_“Shelters–ASafeLifeforWomenandChildrenSurvivorsofViolence”5.12.2025 PDF DOCUMENT

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list