Nga Teoria në Praktikë: Gratë e Peshkopisë krijojnë sapunin e tyre të parë

Të shtunën, më 11 tetor 2025, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) zhvilloi në Peshkopi trajnimin e katërt në kuadër të projektit “Ajo Drejton – Fuqizim Ekonomik për Gratë e Peshkopisë”, të mbështetur nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile - AMSHC.

Ky sesion ishte i përqendruar në praktikën e prodhimit të sapunit, ku gratë pjesëmarrëse punuan vetë, duke ndjekur hap pas hapi procesin nga formula bazë, te përgatitja dhe përzierja e përbërësve, deri në krijimin e produktit final.

Grupi i parë i grave prodhoi edhe sapunët e tyre të parë artizanalë, duke e kthyer teorinë në aftësi konkrete dhe të prekshme. Pas disa javësh mësimi teorik e praktik, ky trajnim forcoi më tej besimin e grave se aftësitë artizanale mund të shndërrohen në mundësi reale për vetëpunësim dhe zhvillim ekonomik lokal.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list