Activities
GADC angazhon gratë e Velçanit në ndërtimin e qëndrueshmërisë komunitare
Më 9 Tetor 2025, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) zhvilloi një trajnim me gra nga njësia administrative Velçan, Pogradec, në kuadër të nismës për ndërtimin e qëndrueshmërisë komunitare ndaj ekstremizmit të dhunshëm. Pjesëmarrja e lartë dhe angazhimi i grave treguan gatishmërinë e tyre për të qenë jo vetëm përfituese, por edhe aktore aktive në krijimin e një mjedisi më të sigurt e gjithëpërfshirës.
Gjatë trajnimit u diskutuan faktorët që mund të çojnë drejt radikalizimit, format e ndërhyrjes së hershme dhe mënyrat praktike për parandalim përmes forcimit të lidhjeve sociale dhe komunikimit të hapur në komunitet.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Ndërtimi i Qëndresës tek të Rinjët dhe Gratë në Pogradec për të Parandaluar Ekstremizmin e Dhunshëm”, si pjesë e skemës së nën-grantimit të projektit “Fuqizimi i Strukturave Lokale dhe Institucioneve Qeveritare për të parandaluar Ekstremizmin e Dhunshëm dhe për të mbështetur procesin e Rehabilitimit dhe Ri-integrimit në Shqipëri”, financuar nga GCERF Global Community Engagement and Resilience Fund dhe zbatuar nga Nisma për Ndryshim Shoqëror, ARSIS në koordinim me Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (CVE) dhe ACPD Albania.
GADC
Research and Papers






