Konferencë Kombëtare: "Vlerësimi i sfidave dhe reagimit institucional ndaj dhunës me bazë gjinore në shërbimin e kujdesit shëndetësor parësor në Shqipëri"

14.10.2025 Ndërkohë që dhuna me bazë gjinore vijon të mbetet një plagë serioze në shoqërinë shqiptare, studimi më i fundit i Gender Alliance for Development Center (GADC) , i mbështetur nga Bashkimi Evropian European Union in Albania në kuadër të projektit AGORA, tregon se sistemi ynë i kujdesit shëndetësor ka ende rrugë për të bërë në mënyrën si i identifikon dhe i trajton rastet e dhunës.

Në Konferencën Kombëtare të mbajtur në Tiranë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, partnerët e projektit Shoqata Together for Life Institute of Romani Culture in Albania - IRCA dhe organizata të tjera të shoqërisë civile, u diskutua për mënyrat konkrete për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe për të ndërtuar kapacitete reale në terren.

Në javët që vijnë, do të jemi bashkë me punonjësit e qendrave shëndetësore në disa bashki të vendit, për t’i mbështetur me trajnime praktike dhe njohuri që e bëjnë reagimin e tyre më efektiv dhe më njerëzor. Qendra shëndetësore duhet të jetë jo vetëm vend trajtimi, por pika e parë e besimit dhe reagimit ndaj dhunës.

Lexoni Buletinin Informativ!

NewsletterAGORA14.10.2025(3) PDF DOCUMENT

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list