Trajnimi i Radhës në Peshkopi: Gratë Mësojnë Prodhimin e Sapunit të Lëngshëm

Të shtunën, më 4 tetor 2025, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) zhvilloi në Peshkopi trajnimin e tretë në kuadër të projektit “Ajo Drejton – Fuqizim Ekonomik për Gratë e Peshkopisë”, të mbështetur nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile - AMSHC.

Ky sesion ishte i fokusuar në prodhimin e sapunit të lëngshëm, ku gratë pjesëmarrëse ndoqën hap pas hapi procesin nga formula bazë, tek përgatitja dhe përzierja e përbërësve, deri në krijimin e produktit final.

Pas përvojave teorike dhe praktike të javëve të kaluara, ky trajnim e thelloi edhe më shumë njohjen e grave me artin e sapunbërjes, duke u dhënë siguri se aftësitë artizanale mund të kthehen në mundësi konkrete për vetëpunësim dhe krijimin e bizneseve të vogla lokale.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list