Trajnim në Bucimas: Gratë dhe të Rinjtë Bashkohen Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm

Më 2 Tetor 2025, GADC zhvilloi një trajnim me gra dhe të rinj në njësinë administrative Bucimas, Pogradec. Pjesëmarrja dhe interesimi i madh treguan se komuniteti është i gatshëm për të qenë pjesë e zgjidhjes në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Gjatë trajnimit u diskutua mbi faktorët që nxisin radikalizimin, mënyrat e parandalimit dhe ndërhyrjes së hershme, rëndësinë e bashkëpunimit mes shkollave, qendrave shëndetësore e institucioneve vendore, si dhe mbi komunikimin e qartë e empatik me të rinjtë dhe familjet e tyre.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Ndërtimi i Qëndresës tek të Rinjët dhe Gratë në Pogradec për të Parandaluar Ekstremizmin e Dhunshëm”, si pjesë e skemës së nën-grantimit të projektit “Fuqizimi i Strukturave Lokale dhe Institucioneve Qeveritare për të parandaluar Ekstremizmin e Dhunshëm dhe për të mbështetur procesin e Rehabilitimit dhe Ri-integrimit në Shqipëri”, financuar nga Global Community Engagement and Resilience Fund dhe zbatuar nga Nisma për Ndryshim Shoqëror, ARSIS në koordinim me Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (CVE) dhe ACPD Albania. 

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list