Trajnim për Forcimin e Njohurive Ligjore dhe Informimit mbi të Drejtat në Punë për Punonjësit e Qendrave të Ndihmës Juridike Falas

Më datë 30 Shtator 2025, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim organizoi trajnimin me temë:“Forcimi i Njohurive Ligjore, Të Drejtave të Punës dhe Aftësisë së Informimit për Punonjësit e Qendrave të Ndihmës Juridike Falas.”

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit:“Përmirësimi i të Drejtave të Punës dhe Mbrojtjes së Grave, me fokus të veçantë tek gratë punonjëse në sektorin e veshjeve,” mbështetur nga Qeveria Suedeze Embassy of Sweden in Tirana dhe organizata “The Olof Palme International Center.” Olof Palmes Internationella Center

Ky trajnim kishte në fokus rritjen kapaciteteve të punonjësve të Qendrave të Ndihmës Juridike Falas, Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas duke forcuar aftësinë e tyre për të informuar qytetarët mbi të drejtat në punë, programet e nxitjes së punësimit, si dhe mbrojtjen nga diskriminimi.

Me ekspertizën e sjellë nga AKPA dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, pjesëmarrësit morën njohuri konkrete mbi programet e punësimit, të drejtat ligjore dhe mekanizmat e mbrojtjes nga diskriminimi.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list