Qytetarët e Njësisë Nr. 7 Diskutojnë Prioritetet e tyre për Zbatimin e Kontratës Sociale POP

Pas takimeve të zhvilluara në qershor, ku qytetarët diskutuan mbi pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrjen lokale dhe zbatimin e Kontratës Sociale POP 2023–2027, Rrjeti POP është sërish në terren, këtë herë me një raund të ri takimesh që po zhvillohen gjatë shtatorit dhe tetorit.

Në këtë fazë të dytë të fokus grupeve, qytetarët e Njësisë Administrative Nr. 7 ndanë mendimet dhe prioritetet e tyre rreth:
- mënyrës si përdoren dhe menaxhohen fondet publike nga pushteti vendor dhe nivelit të transparencës;
- nevojave konkrete të komunitetit, sidomos atyre të grupmoshës së tretë;
- pritshmërive për përfshirjen e këtyre prioriteteve në zbatimin e ardhshëm të Kontratës Sociale.

Këto takime ne Tirane po organizohen nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për forcimin e demokracisë vendore, rritjen e transparencës dhe përfshirjen qytetare në vendimmarrje, me mbështetjen e Olof Palmes Internationella Center dhe Qeverisë Suedeze Embassy of Sweden in Tirana

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list