Activities
Sesioni i Dytë i Trajnimit për Sapune Artizanale me Gratë e Peshkopisë
Të shtunën, më 27 shtator 2025, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) zhvilloi në Peshkopi trajnimin e dytë në kuadër të projektit “Ajo Drejton – Fuqizim Ekonomik për Gratë e Peshkopisë”, të mbështetur nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile - AMSHC
Gratë pjesëmarrëse ndoqën hap pas hapi procesin e krijimit të sapunit nga formula bazë, tek përgatitja dhe përzierja e përbërësve, deri te shtimi i aromave dhe bimëve natyrale që e bëjnë produktin më të veçantë.
Pas njohurive teorike të sesionit të parë, ky trajnim praktik i afroi edhe më shumë gratë me artin e sapunbërjes dhe me mundësitë që kjo aftësi sjell për vetëpunësim dhe nisma të vogla biznesi.
GADC
Research and Papers






