Activities
GADC nis trajnimet për prodhimin e sapuneve artizanale në Peshkopi
Të premten, më 19 shtator 2025, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) zhvilloi sesionin e parë teorik mbi prodhimin e sapuneve artizanale, në kuadër të projektit “Ajo Drejton – Fuqizim Ekonomik për Gratë e Peshkopisë”, i financuar nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile - AMSHC
Gjatë trajnimit, pjesëmarrëset u njohën me:
• Historinë dhe rëndësinë e sapunit artizanal në jetën e përditshme
• Procesin e sapunifikimit dhe diferencat midis sapunit artizanal dhe atij industrial
• Rregullat e sigurisë gjatë punës për prodhimin e sapunit artisanal dhe përdorimin e pajisjeve mbrojtëse
• Lëndët e para të përdorura në prodhim, përfshirë vajrat, yndyrnat, ujin dhe lëndët ndihmëse.
Ky trajnim është hap i parë drejt zhvillimit të aftësive praktike dhe njohurive që do t’i mundësojnë grave të krijojnë mundësi për vetëpunësim dhe zhvillimin e bizneseve të vogla artizanale.
GADC
Research and Papers






