Forcimi i Qëndresës në Komunitet: Trajnim i GADC me Profesionistët në Pogradec

Më 10 Shtator 2025, GADC zhvilloi një trajnim me mjekë, infermierë, psikologë dhe mësues në Bashkinë Pogradec. Si profesionistë pranë komunitetit, ata kanë rol thelbësor në identifikimin e hershëm të shenjave të radikalizimit dhe sensibilizimin për rreziqet e ekstremizmit të dhunshëm.

Trajnimi u fokusua në:
• faktorët që nxisin radikalizimin
• parandalimin dhe ndërhyrjen e hershme
• bashkëpunimin mes shkollave, qendrave shëndetësore dhe institucioneve vendore
• komunikimin e qartë e empatik me të rinjtë dhe familjet

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Ndërtimi i Qëndresës tek të Rinjët dhe Gratë në Pogradec për të Parandaluar Ekstremizmin e Dhunshëm” si pjesë e skemës së nën-grantimit në kuadër të projektit “Fuqizimi i Strukturave Lokale dhe Institucioneve Qeveritare për të parandaluar Ekstremizmin e Dhunshëm dhe për të mbështetur procesin e Rehabilitimit dhe Ri-integrimit në Shqipëri”, financuar nga Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF) dhe zbatuar nga Nisma për Ndryshim Shoqëror, ARSIS në koordinim të plotë me Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm CVE Albania dhe ACPD Albania

Mesazh i qartë dhe i fuqishëm u dha nga ky takim: “Parandalimi fillon aty ku ndodh ndërveprimi i përditshëm – në shkollë, në qendër shëndetësore, në komunitet.”

GADC do të vijojë punën në terren me komunitetin e Pogradecit për të sjellë zgjidhje konkrete dhe për të forcuar rolin e grave dhe të rinjve në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list