Validimi i gjetjeve të studimit: Vlerësimi i Sfidave dhe Reagimeve Institucionale ndaj Dhunës me Bazë Gjinore në Sistemin e Kujdesit Parësor Shëndetësor në Shqipëri

Qendra "Aleanca Gjinore për Zhvillim" ju fton të merrni pjesë në aktivitetin e validimit të gjetjeve të raportit:

“Vlerësimi i Sfidave dhe Reagimeve Institucionale ndaj Dhunës me Bazë Gjinore në Sistemin e Kujdesit Parësor Shëndetësor në Shqipëri”

Ky aktivitet synon të ndajë me aktorët lokalë gjetjet kryesore të raportit, të mbledhë komentet dhe sugjerimet tuaja si dhe të kontribuojë në përmirësimin e shërbimeve dhe reagimeve institucionale ndaj dhunës me bazë gjinore në nivel lokal dhe kombëtar.

📍 Vendi: Europe House, Tiranë 
📅 Data: 20 Qershor 2025
🕘 Ora: 09:30 – 13:30

Të ftuar në këtë aktivitet do të jenë:
- Operatorë të kujdesit shëndetësor në qarkun e Tiranës
- Përfaqësues të bashkisë dhe qarkut
- Përfaqësues të institucioneve të linjës
- Organizata të shoqërisë civile
- Përfaqësues të medias lokale

Pjesëmarrja juaj është e një rëndësie të veçantë, pasi përvoja dhe mendimi juaj do të ndihmojnë në rishikimin përfundimtar të raportit dhe në ndërtimin e rekomandimeve të qëndrueshme për fuqizimin e sistemit shëndetësor në adresimin e dhunës me bazë gjinore.

Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj brenda datës 15 qershor 2025 në adresën e emailit: [email protected] ose në numrin: +355696120169.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list