Activities
Takimi i Koordinimit Strategjik të Konsorciumit AGORA
12.09.2025 Konsorciumi i projektit “Advancing Gender Equality through Oversight and Reporting in Albania” (AGORA), i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga GADC në partneritet me Together for Life (TfL) dhe IRCA, zhvilloi takimin e tij strategjik për të forcuar bashkëpunimin dhe për të rritur koherencën e veprimeve të përbashkëta në fushën e barazisë gjinore dhe adresimit të dhunës me bazë gjinore.
Fokusi i diskutimeve
- Forcimi i rolit monitorues të konsorciumit mbi kuadrin ligjor për barazi gjinore dhe dhunë me bazë gjinore – Partnerët ndanë një pasqyrë të aktiviteteve të zhvilluara deri më tani, duke analizuar praktikat aktuale dhe mekanizmat e mbikëqyrjes që sigurojnë zbatimin e standardeve ligjore.;
- Permiresimi i llogaridhënies institucionale, me theks tek roli i organizatave të shoqërisë civile në kërkimin e transparencës dhe zbatimit të standardeve ligjore;
- Rritja e dukshmërisë publike, u planifikuan fushata komunikimi dhe aktivitete për promovimin e gjetjeve të studimit, si dhe përfshirjen aktive të sub-granteve të reja në sensibilizimin publik;
- Koordinimin e veprimeve të përbashkëta avokuese, për të garantuar që rekomandimet e dala nga monitorimi të reflektohen në politikat publike dhe praktikat institucionale.
Rëndësia e konsorciumit
Ky takim dëshmoi edhe njëherë angazhimin e përbashkët të organizatave partnere për të ndërtuar institucione më të përgjegjshme dhe për të kontribuar në një shoqëri më të barabartë. Konsorciumi AGORA po afirmon rolin e tij si një mekanizëm i rëndësishëm monitorimi dhe avokimi, duke ndikuar drejtpërdrejt në forcimin e demokracisë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri.
GADC
Research and Papers






