Activities
Mjekë, Mësues dhe Psikologë së Bashku për të Ndërtuar Qëndresë ndaj Ekstremizmit në Pogradec
Më 10 Shtator 2025, GADC zhvilloi një trajnim me mjekë, infermierë, psikologë dhe mësues në Bashkinë Pogradec. Si profesionistë pranë komunitetit, ata kanë rol thelbësor në identifikimin e hershëm të shenjave të radikalizimit dhe sensibilizimin për rreziqet e ekstremizmit të dhunshëm.
Trajnimi u fokusua në:
• faktorët që nxisin radikalizimin
• parandalimin dhe ndërhyrjen e hershme
• bashkëpunimin mes shkollave, qendrave shëndetësore dhe institucioneve vendore
• komunikimin e qartë e empatik me të rinjtë dhe familjet
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Ndërtimi i Qëndresës tek të Rinjët dhe Gratë në Pogradec për të Parandaluar Ekstremizmin e Dhunshëm” si pjesë e skemës së nën-grantimit në kuadër të projektit “Fuqizimi i Strukturave Lokale dhe Institucioneve Qeveritare për të parandaluar Ekstremizmin e Dhunshëm dhe për të mbështetur procesin e Rehabilitimit dhe Ri-integrimit në Shqipëri”, financuar nga GCERF dhe zbatuar nga Nisma-ARSIS në koordinim të plotë me Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (CVE) dhe ACPD.
Mesazh i qartë dhe i fuqishëm u dha nga ky takim:“Parandalimi fillon aty ku ndodh ndërveprimi i përditshëm – në shkollë, në qendër shëndetësore, në komunitet.”
GADC do të vijojë punën në terren me komunitetin e Pogradecit për të sjellë zgjidhje konkrete dhe për të forcuar rolin e grave dhe të rinjve në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.
GADC
Research and Papers






