Parandalimi Fillon në Terren: GADC në Pogradec me Mësues dhe Infermierë

Më 24 korrik 2025, GADC zhvilloi një trajnim me mësues dhe infermierë në Bashkinë Pogradec. Duke qenë ndër profesionistët më afër komunitetit, mësuesit dhe infermierët luajnë një rol kyç në identifikimin e hershëm të shenjave të radikalizimit dhe në ndërgjegjësimin për rreziqet që sjell ekstremizmi i dhunshëm.

Gjatë trajnimit u trajtuan:
• Faktorët që ndikojnë në radikalizim
• Roli i tyre në parandalim dhe ndërhyrje të hershme
• Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet shkollave, qendrave shëndetësore dhe institucioneve vendore
• Komunikimi i qartë dhe empatik me të rinjtë dhe familjet

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Ndërtimi i Qëndresës tek të Rinjët dhe Gratë në Pogradec për të Parandaluar Ekstremizmin e Dhunshëm” si pjesë e skemës së nën-grantimit në kuadër të projektit “Fuqizimi i Strukturave Lokale dhe Institucioneve Qeveritare për të parandaluar Ekstremizmin e Dhunshëm dhe për të mbështetur procesin e Rehabilitimit dhe Ri-integrimit në Shqipëri”, financuar nga Global Community Engagement and Resilience Fund dhe zbatuar nga Nisma për Ndryshim Shoqëror, ARSIS në koordinim të plotë me Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm CVE Albania dhe ACPD Albania

Mesazh i qartë dhe i fuqishëm u dha nga ky takim: “Parandalimi fillon aty ku ndodh ndërveprimi i përditshëm – në shkollë, në qendër shëndetësore, në komunitet.”

GADC do të vijojë punën në terren me komunitetin e Pogradecit për të sjellë zgjidhje konkrete dhe për të forcuar rolin e grave dhe të rinjve në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list