Activities
GADC fuqizon liderët e komunitetit në Pogradec
Më 22 korrik 2025, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) organizoi në ambjentet e Bashkia Pogradec (Faqe Zyrtare) një trajnim me liderë të komunitetit, në kuadër të projektit “Ndërtimi i Qëndresës tek të Rinjët dhe Gratë në Pogradec për të Parandaluar Ekstremizmin e Dhunshëm.”
Trajnimi synoi rritjen e ndërgjegjësimit, aftësimin për ndërhyrje të hershme dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, për t’iu përgjigjur sfidave që lidhen me radikalizimin e të rinjve dhe grave.
Diskutuam rreth:
• Shkaqeve që çojnë drejt ekstremizmit të dhunshëm
• Mjeteve konkrete për ndërhyrje të hershme
• Bashkëpunimit ndërinstitucional për zgjidhje afatgjata
• Strategjive të komunikimit për ngritjen e vetëdijes në komunitet
Ky aktivitet u zhvillua kuadër të projektit “Ndërtimi i Qëndresës tek të Rinjët dhe Gratë në Pogradec për të Parandaluar Ekstremizmin e Dhunshëm” si pjesë e skemës së nën-grantimit në kuadër të projektit “Fuqizimi i Strukturave Lokale dhe Institucioneve Qeveritare për të parandaluar Ekstremizmin e Dhunshëm dhe për të mbështetur procesin e Rehabilitimit dhe Ri-integrimit në Shqipëri”, financuar nga Global Community Engagement and Resilience Fund dhe zbatuar nga Nisma për Ndryshim Shoqëror, ARSIS në koordinim të plotë me Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm CVE Albania dhe ACPD Albania
Mesazh i qartë dhe i fuqishëm u dha nga ky takim: “Angazhimi aktiv i të rinjve dhe grave është çelësi për të ndërtuar komunitete të sigurta dhe gjithëpërfshirëse.”
GADC do të vijojë punën në terren me komunitetin e Pogradecit për të sjellë zgjidhje konkrete dhe për të forcuar rolin e grave dhe të rinjve në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.
GADC
Research and Papers






