Activities
Ceremonia Zyrtare e Ndarjes së Granteve – Fillimi i një Bashkëpunimi për Ndryshim në Kuadër të Projektit AGORA
17.07.2025 Në ambjentet e Europe House në Tiranë, nderuam 12 organizata të shquara të shoqërisë civile, përfituese të granteve në kuadër të projektit AGORA – Përparimi i Barazisë Gjinore përmes Mbikëqyrjes dhe Raportimit në Shqipëri, mbështetur nga Bashkimi Evropian European Union in Albania dhe zbatuar nga GADC në partneritet me Shoqata Together for Life dhe Institute of Romani Culture in Albania - IRCA
AGORA synon të forcojë reagimin lokal kundër dhunës me bazë gjinore dhe të rrisë llogaridhënien institucionale në gjashtë bashki – Tiranë, Elbasan, Korçë, Fier, Lezhë dhe Kukës – përmes fuqizimit të organizatave vendore dhe angazhimit aktiv të komunitetit. Një nga target-grupet kryesore të projektit janë punonjësit e shëndetësisë, si aktorë kyç në identifikimin dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës me bazë gjinore.
Në një kohë kur dhuna ndaj grave dhe vajzave mbetet një sfidë e vazhdueshme, këto grante nuk janë thjesht mbështetje për aktivitete, por një investim në njerëz dhe struktura që sjellin ndryshim në terren.
Ceremonia u nderua me praninë e z. Miha Pezelj, Drejtues i Seksionit të Zhvillimit Social në Delegacionin e BE-së në Shqipëri, i cili theksoi rëndësinë e mbështetjes për organizatat lokale dhe bashkëpunimit me institucionet për ndryshim të qëndrueshëm.
Sot nuk firmosëm vetëm kontrata, nisëm një aleancë për veprim të përbashkët në shërbim të barazisë gjinore dhe të drejtave të njeriut. Organizatat përfituese të AGORA-s janë tashmë pjesë e një rrjeti të gjallë që do të punojë me komunitete të ndryshme dhe institucione vendore për të përmirësuar reagimin ndaj dhunës dhe për të fuqizuar zërin e grave e vajzave.
Faleminderit Bashkimit Evropian për mbështetjen e vazhdueshme dhe të gjithë partnerëve që e bënë të mundur këtë hap të rëndësishëm.
GADC
Research and Papers






