Fuqizojmë të rinjtë dhe gratë kundër ekstremizmit të dhunshëm në Pogradec.

Më 7 korrik 2025, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) organizoi në ambientet e Bashkisë Pogradec  eventin hapës të projektit “Ndërtimi i Qëndresës tek të Rinjët dhe Gratë në Pogradec për të Parandaluar Ekstremizmin e Dhunshëm.”
Ky aktivitet u zhvillua si pjesë e skemës së nën-grantimit në kuadër të projektit “Fuqizimi i Strukturave Lokale dhe Institucioneve Qeveritare për të parandaluar Ekstremizmin e Dhunshëm dhe për të mbështetur procesin e Rehabilitimit dhe Ri-integrimit në Shqipëri”, financuar nga Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF) dhe zbatuar nga Nisma për Ndryshim Shoqëror, ARSIS në koordinim të plotë me Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (CVE Albania) dhe ACPD Albania.

Ky projekt i rëndësishëm synon të fuqizojë të rinjtë dhe gratë përmes edukimit, përfshirjes komunitare dhe zhvillimit të aftësive të lidershipit, si mënyrë për të ndërtuar komunitete më të qëndrueshme dhe rezistente ndaj radikalizimit.

Në këtë event morën pjesë dhe mbajtën fjalë znj. Lejdi Dervishi – Drejtoreshë e QKEDH, z. Luan Maxhari – Nënprefekt i Pogradecit, Znj. Ana Majko – Drejtoreshë Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS, përfaqësues të Bashkisë, mësues, të rinj, punonjës socialë dhe aktorë të shoqërisë civile. Eventi u moderua nga znj. Mirela Arqimandriti, Drejtoreshë Ekzekutive e Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC).

Mesazh i qartë dhe i fuqishëm që u dha nga ky takim:
“Angazhimi aktiv i të rinjve dhe grave është çelësi për të ndërtuar komunitete të sigurta dhe gjithëpërfshirëse, larg ideologjive ekstremiste.”

GADC do të vijojë punën në terren me komunitetin e Pogradecit për të sjellë zgjidhje konkrete dhe për të forcuar rolin e grave dhe të rinjve në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list